Privatizimi i ish-fabrikës “Buka”, shtyhet seanca për Ahmetajn

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për rastin e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Seanca do të zhvillohet më 2 shkurt, ndërsa shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatëve të Ahmetajt për kthimin e akteve për hetim nga SPAK.
Privatizimi i ish-fabrikës “Buka” është një tjetër akuzë po rëndon mbi supet e ish zv- kryeministrit Arben Ahmetaj i ndodhur në arrati. Prokuroria e Posaçme e akuzon Ahmetajn për “shpërdorim detyre”.
Vepra përkon me kohën kur Ahmetaj ushtronte funksionin e ministrit të Financave dhe që sipas organit të akuzës dyshohet të ketë hedhur firmën për privatizimin e fabrikës, si pronë e shtetit ndërkohë që me vendim gjykate prona i kishte kaluar një familjeje nga Tirana.
Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e SPAK, duke akuzuar për një drejtësi të korruptuar. Krahas Ahmetajt për këtë privatizim që sipas SPAK ka shkaktuar dëm në miliona euro në buxhetin e shtetit po hetohen edhe 12 persona të tjerë me tyre ish sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe biznesmeni Lirim Fezollari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




