Hotel “Rozafa” përfshihet nga zjarri

Momente tensioni janë regjistruar në hotel “Rozafa” në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës. Rreth orës 21.15 në katin e dytë të tij ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët fillimisht kanë nxjerrë jashtë të gjithë të akomoduarit mes tyre edhe turistë të huaj.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Dyshohet se zjarri nisi si pasojë e një shkëndije elektrike.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



