Moti – Dita e sotme me reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat me rritje

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik po zhvendoset drejt Mesdheut duke sjellë masa ajri të nxehta, ku presim stuhi dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 18 janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën e Shkodrës, ndërsa zona qëndrore reshjet do të jenë me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (S) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 6-8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 7/15°C
- Zonat e ulëta 12/20°C
- Zonat bregdetare 16/23°C
Kosovë
Kosova për dt. 18 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe reshje shiu intesive. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 6°C në mëngjes deri në 11°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 19 janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/12°C
- Zonat e ulëta 10/19°C
- Zonat bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




