Në kërkim për një vrasje në Elbasan në vitin 2009, arrestohet në Londër 34-vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 34-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje, është arrestuar në Londër. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se i riu, i akuzuar për vrasje me paramendim,  u arrestua si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester.    

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22 korrik të vitit 2009 në Elbasan.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme