Shkelja e rregullave të qarkullimit, vetëm në Tiranë, 300 këmbësorë të ndëshkuar nga Policia Rrugore

Mospërdorimi i vendkalimeve të caktuara për këmbësorët apo edhe shkelje të tjera, siç e parashikon Kodi Rrugor, ka bërë që vetëm në kryeqytet qindra këmbësorë të ndëshkohen nga efektivët rrugor, të cilët nuk kanë mision gjobat, por edukimin e këmbësorëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Sipas Policisë Rrugore, numri i shkeljeve të konstatuara ka ardhur në rënie, çka tregon për një reflektim të këmbësorëve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, drejtuesit e automjeteve, moto mjeteve dhe biçiklistët, është detyrim ligjor ndaj Policia Rrugore kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, për të ruajtur sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës, pasi siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve!
Këmbësorët përbëjnë kategorinë me më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore, në pjesën më të madhe për shkak të shkeljes së rregullave nga ana e tyre.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




