Reshje shiu dhe stuhi, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Aktualitet | 3 vite më parë

Rrymat ajrore të ngrohta subtropikale po avancojnë drejt gadishullit Iberik dhe Mesdheut, duke ndryshuar kushtet atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

Për pasojë, në vendin tonë për orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën perëndimore qendrore dhe reshje bore në zonat malore.

Temperaturat vijojnë me rritje:

Zonat malore      0 – 10

Zona qendrore     7 -16

Bregdeti             8 – 16 grade

Në Kosovë për ditën e martë, moti do të jetë me reshje shiu dhe reshje bore. Temperaturat  parashikohen 1– 3 gradë në mëngjes dhe 4 deri në 7 gradë në mesdite.

Për 24 orët e ardhshme në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi ne orët e para të mëngjesit në zonën perëndimore, ndërsa gjatë ditës reshjet do të humbasin intensitet dhe duke ia lënë vendin kthjellimeve. Era do të jetë juglindje 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3, temperaturat do të jenë me rritje.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme