FNSH dhe RENEA “blindojnë” Vlorën, kontrolle për persona në kërkim dhe eksponentë të krimit të organizuar

Aktualitet | 3 vite më parë

FNSH dhe RENEA kanë “blinduar” Vlorën mbrëmjen e kësaj të enjte (11 janar), ku po kryhen kontrolle me dorë të hekurt në pikat kyçe të qytetit. Bëhet me dije se po kryhen kontrolle për persona në kërkim, apo eksponentë të krimit të organizuar. Po ashtu, në fokus të kontrolleve janë edhe automjetet luksoze me xhama të errët.

Drejtuesit e automjeteve po kontrollohen për armë zjarri, apo posedim të lëndëve narkotike.

Prej disa ditësh, FNSH dhe RENEA po zhvillojnë kontrolle të intensifikuara pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje (7 janar), ku u vra me  snajper 23-vjeçari Gëzim Sinomati. Ky i fundit u qëllua në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërsa ka qenë emër i njohur për policinë, teksa në vitin 2015 Sinomati është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjikë. Viktima është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme