Ramaj: Beteja me SPAK, Rama i detyruar të bëjë ndryshime në qeveri

Avokati Redi Ramaj i lidh ndryshimet në qeveri nga z. Rama me nevojën për të vetë riformatuar kabinetin qeveritar jo vetëm për të shtuar energjinë dhe motivuar njerëzit e vetë por dhe i detyruar nga përballja që kanë njerëzit e tij me SPAK.
Sipas tij, edhe pse z.Rama ndihet i fuqishëm politik por ai serish i konsideron opozitën sepse i ka bllokuar disa nisma në parlament, që edhe mund ti hapnin punë.
Gjithashtu avokati e ka vlerësuar kryeministrin në emisionin “3D” sepse i jep mundësi dhe stimulon hyrjet e reja në kabinetin qeveritar.
“z. Rama e ka pas në thelb të gjithë qeverisjes së tij stimulin dhe motivimin duke futur ministra të rinj në kabinet duke pasur alternativa të reja në qeveri. Gjithmonë ka ndërmarr iniciativa të tilla por unë e shoh dhe në aspektin si një kundërshtar politik që z. Rama e kupton që situata politike në kampin opozitar është ajo që është dhe ai ndihet në pozita të forta, kupton që pushteti pas një farë kohe të konsumon” tha Ramaj.
Ndaj theksoi ai, “Rama motivimi i të vetëve është i rëndësishëm por ai pavarësisht situatës së opozitës ai i ka frenuar disa nisma të rëndësishme opozitës, pra ai e konsideron dhe kundërshtarin”.
Nëse nuk do të ketë Parti Demokratike diçka tjetër do të ketë përpara z. Rama, theksoi Ramaj.
“Patjetër unë shoh që dhe brenda PS-së ka një luftë politike sepse z. Ramës i ka ikur një nga drejtuesit e lartë të PS-së, sikurse është z. Ahmetaj. E gjithë kjo betejë me SPAK , Rama i ka të detyrueshme disa ndryshime” përfundoi avokati Ramaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



