Plagosi të riun në shkollë- Softa: Siguria është e brishtë, është mirë që raste të tilla të parandalohen

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” u shpreh se është e domosdoshme që lënda e sigurisë të futet në programin mësimor si një formë edukimi.
Gjithashtu eksperti i sigurisë Softa theksoi se siguria është e brishtë në shkolla dhe është mirë të parandalohen këto raste jo vetëm nga policia por edhe nga drejtuesit e institucioneve apo prindërit.
“Mendoj se duhet të futet si lëndë edhe siguria, duhet të jetë lëndë në vetë. Kjo lëndë është shumë e rëndësishme sepse siguria është një element që ti rritesh bashkë me të. Dikur ka pasur forma të tjera edukimi, si zbori por këto ishin për të tjera nevoja.
Por një shoqëri që ka ndryshuar demokratike ku liria e fjalës është më e madhe, lirinë e marrim dhe e keq përdorim dhe kjo vjen jo vetëm nga nxënësit por edhe nga mësuesit, nga drejtuesit e institucionit edhe nga vet prindërit dhe vijmë në këto lloj situatash që nuk mund të zgjidhen vetëm me policinë por që është një kompleksitet i këtyre gjërave.
Kemi vënë rreth 150 policë sigurie në shkolla dhe është një kontingjent goxha i madh i hedhur në investim dhe përsëri siguria mbetet e brishtë dhe vazhdon, plus që duhet të përgatiten për ngjarje të tjera dhe nga eksperiencat botërore duhet ti parandalojmë”, tha Fatjon Softa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



