Trafik droge në Itali, vihen në pranga nënë e bir. Pritet të ekstradohen drejt vendit fqinj

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga nënë e bir pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë pritet të ekstradohen drejt Italisë pasi kanë konsumuar këtë vepër penale në vendin fqinj.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:  

-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme