Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Rrëfehet burri i saj, Xhemal Loka: Vuante nga fotot që qarkullonin në TikTok, e gjeta të shtrirë në mes të dhomës dhe…

Aktualitet | 3 vite më parë

Teksa vijojnë hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku u vetëvra 41-vjeçarja Bedrie Loku, policia ka zbardhur edhe dëshminë e bashkëshortit të saj Xhemal Loka.

Xhemal Loka, i cili akuzohet për dhunë verbale dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij që mund ta ketë çuar në ndërmarrë aktin ekstrem ka rrëfyer para oficerit të policisë gjyqësore se gruaja e tij nuk po e përballonte dot faktin që i kishin publikuar foto të saj me gjuhë denigruese në rrjetin social TikTok.

“Ai ka sqaruar se gruaja e tij ka pasur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, gruaja e tij Bedrie Loka mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidentifikuar i kanë hapur një adrese TikTok në emrin e saj (në lidhje me këtë ngjarje shtetasja Bedrie Loka ka bërë kallëzim penal)”, thuhet në dëshminë e dhënë para oficerit të policisë gjyqësore.

Sipas Xhemal Lokut një natë para ngjarjes Bedrie Loka nuk ka pasur  shqetësime dhe “e kanë kaluar në rregull dhe duke festuar vitin e Ri.”

Por, sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kane publikuar në rrjetin TikTok.

Xhemal Loka ka rrëfyer se ai është çuar në mëngjes dhe e ka parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes dhe më pas e ka dërguar në spitalin e Durrësit me automjetin e vëllait të tij.

“Me automjetin e vëllait të tij e kanë transportuar në Urgjencën e Spitalit rajonal Durreë dhe aty i kanë komunikuar se ka konsumuar fotoksinë dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë çuar në reanimacion. Por për shkak të gjendjes se saj te renduar shëndetësore, ajo ka ndërruar jetë”, shpjegohet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore të Durrësit.  

Gjithashtu, sipas policisë në banesën e Bedrie Lokës është konstatuar se në katin e parë të banesës, në dhomën e ndjenjës “janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë të cilat dyshohet se i ka konsumuar kjo shtetase”.

“Në tapetin e kësaj dhome shikohen dhe mbetje ngjyre gri nga materiali i fotoksinës, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale këto sende”, thuhet më tej në procesverbalin e nxjerrë nga policia dhe oficeri i policisë gjyqësore.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme