Tentuan të vidhnin bankomatin në Tiranë, Policia ofron 5.000 euro kush jep informacion

Aktualitet | 3 vite më parë

Një bankomat është tentuar të vidhet nga disa persona, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (6 janar) në Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ka mundur të sekuestrojë pamjet e regjistruara nga kamera e sigurisë me imazhin e autorëve, të cilët janë shpallur në kërkim.

Teksa fton qytetarët që të bashkëpunojnë për zbardhejn e kësaj ngjarje, Polica njofton se ka vendosur 5.000 euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 4155554, dhe +355 69 4112208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme