Vendimi/ Pension i posaçëm për 15 personalitete në vend, mes tyre aktori Muharrem Hoxha e aktorja Eva Alikaj

Aktualitet | 3 vite më parë

Një sërë personalitetesh të rëndësishëm në fushën e artit, sportit, por jo vetëm do të përfitojnë një pension të posaçëm.

 Vendimi i qeverisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare vlerëson me pension të posaçëm konkretisht 15 personalitete, mes të cilëve aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha, këngëtari Frederik Ndoci, aktorja Eva Alikaj, studiuesi Aurel Plasari, volejbollisti Leonard Tase, poetja Zhuljana Jorganxhi etj..

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në vendim.

Lista me personalitetet që përfitojnë pensionin e posaçëm

  1. Eva Alikaj- aktore
  2. Muharrem Hoxha- aktor
  3. Frederik Ndoci- këngëtar
  4. Roland Xhoxhi- violinist
  5. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
  6. Suzana Frashëri- soprano
  7. Aurel Plasari- studiues
  8. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja
  9. Nazmi Hoxha- piktor
  10. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh
  11. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
  12. Pavllo Mihali- atlet
  13. Diana Mata- qitëse
  14. Ardian Cerga- aktor
  15. Lulëzime Duka- volejbolliste

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme