Nis viti 2024, muzikë e spektakël në Tiranë, mijëra fishekzjarre shumëngjyrëshe ndriçojnë qiellin

Aktualitet | 3 vite më parë

Nisja e Vitit të Ri 2024, është pritur me një spektakël ngjyrash në Tiranë. Fishekzjarret kanë ndriçuar qiellin e kryeqytetit. Mijëra qytetarë të Tiranës ndodheshin në sheshin “Skënderbej” për të pritur ndërrimin e viteve mes tingujve të muzikës dhe në shoqërinë e këngëtarëve shumë të njohur, duke e bërë natën e ndërrimit të viteve një natë magjike.

10 sekondat e fundit të ndërrimit të vitit janë numëruar vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhedhej në sheshin qëndror të kryeqytetit i shoqëruar nga bashkëshortja.

Ai ka përshëndetur në rradhë të parë ata mijëra punonjës policie, mjekë ushtarakë etj., të cilët ndodhen në krye të detyrës.

Nata e ndërrimit të viteve ka shënuar një moment të veçantë jo vetëm në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë. Në shumë qytete të vendit, në sheshet e tyre qëndrore, ka pasur organizime, duke e festuar këtë moment me fishekzjarre, muzikë dhe spektakël.

Me rastin e hyrjes së vitit të ri 2024, RTSH.al përfiton nga rasti për të uruar të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen në Shqipëri dhe jashtë saj, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës: “Gëzuar vitin e ri 2024!”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme