“Nisja e 2024-ës le të jetë një çast reflektimi” – Kryegjyshi botëror bektashian mesazh urimi për vitin e ri

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedë Baba Edmond Ibrahimaj iu është drejtuar besimtarëve dhe qytetarëve me një mesazh urimi për vitin e ri 2024.
Në urimin e tij, ai shkruan që nisja e këtij viti të jetë një çast reflektimi për rritjen e dashurisë dhe besimit.
Përmes mesazhit të tij ai uron qytetarët për më shumë paqe dhe harmoni, Dede Edmond Brahimaj shkruan:
“…Më tepër se sa një pikë ndërrim të një stafete kohore, ikja e një viti dhe nisja e Vitit të Ri 2024, le të jetë për të gjithë një çast reflektimi për rritjen e dashurisë dhe besimit tek i Madhi Zot, për më shumë paqe, mirësi e harmoni mes njerëzve, për solidaritet njerëzor e bamirësi, për bashkim zemrash e forcave në funksion të së mirës. Viti i Ri është si një faqe e re e bardhë e librit të jetës, për të nisur nga e para çdo marrëdhënie vëllazërore, çdo situatë e ngjarje, që Zoti na e sjell e na bekon prandaj, lërini inatet e marazet, xhelozitë e mëritë, egon dhe kryelartësinë, por prisni me durim e buzëqeshje çdo të mirë e begati që Zoti do t’ju sjellë!
Urime për një Vit të Ri me shëndet, të paqtë e të begatë! Paçi vetëm lumturi e begati në familjet tuaja! Zoti u bekoftë! Amin!”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




