20 foshnje kanë ardhur në jetë në 24 orë- Koçiu: Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare për çdo të sapolindur

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, I ka bërë jehonë lajmit të publikuar nga Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë , ku njëzet foshnje kanë ardhur në jetë pranë këtij spitali në 24 orët e fundit.
“Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur” shkruan ministrja në faqen e facebook.
Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




