I vendosën lëndë plasëse një lokali, vihen në pranga 2 persona

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga dy persona të cilët akuzohen se i kanë vendosur lëndë djegëse dhe plasëse në lokalin e një gruaje për motive pronësie.

Sipas policisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashtme të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, “menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.

“Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q., dhe e kanë djegur atë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme