Polici qëllon veten me armën e shërbimit, ndodhet në gjendje të rëndë në spital! Ishte në borxhe dhe i divorcuar

Aktualitet | 3 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Babë Rexha” ku një efektiv policie, 50 vjeç ka qëlluar veten me armën e shërbimit në Tiranë.

Raportohet se efektivi ndodhet në gjendje të rëndë në spital, 50 vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm.

Gjithashtu mësohet se efektivi i policisë kishte probleme për shkak të disa borxheve dhe dyshohet se kjo mund të jetë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme