Moti –Dita e sotme do të jetë me reshje shiu, stuhi dhe reshje bore

Aktualitet | 3 vite më parë

Një front i ftohtë nga Atlantiku po përshkon Europën Qendrore ku presim reshje shiu me stuhi në brigjet e adriatikut perëndimor.

E Enjte, 14 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi fillimisht në veri, në mesditë reshje të shoqëruar me shkarkesa elektrike do të prekin zonën qëndrore dhe jugun e vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      5/12°C
  • Zonat e ulëta       11/19°C
  • Zonat bregdetare 12/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 14 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 10°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 15 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në veriperëndim në pjesën e parë të ditës. Reshje bore në verilindje, juglindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje  (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      2/9°C
  • Zonat e ulëta       5/13°C
  • Zonat bregdetare 7/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme