Ngritja e flamurit në rrethe- Ceremoni festive në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Elbasani ishte i pari qytet në Shqipëri që ngriti flamurin e Pavarësisë. Më 25 nëntor 35 patriotë, atdhetarë dhe intelektualë me në krye Aqif Pashën, nënshkruan aktin e pavarësisë dhe për këtë vendim njoftuan Ismail Qemalin.
Shkodra e ngriti në mënyrë simbolike flamurin kombëtar në sheshin para Bashkisë. Si dhe u vendosën kurora para shtatores së Luigj Gurakuqit, njërit prej firmëtarëve të pavarësisë së vendit por edhe në vende të tjera ku prehen dëshmorët e atdheut.
Ceremonia në Lezhë nisi pranë obeliskut të “Besëlidhjës”, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet locale si dhe u organizua aktivitet festive
Në Gjirokastër u zhvilluan homazhe në Memorialin e Rilindasve në nderim edhe të kontributit të patriotëve dhe atdhetarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në fier, 11 vjet më parë, ishte kreu i bashkisë se asaj kohe Tonc Kilica që ngriti Flamurin Kombëtar. Sot qytetarë të shumtë dhe drejtues të pushtetit vendor dhe komunitetet fetare kanë festuar Pavarësinë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




