Karamuço: Eksponentët e krimit nuk janë më shqiptarë, por ndërkombëtar

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço duke folur në emisionin “3D” në RTSH 1, u shpreh se krimi tani është bërë shumë më i zhvilluar dhe i sofistikuar sepse grupet kriminale tashme e zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë.
“Në kuptimin e zotërimit të territorit që zhvillojnë veprimtarinë, krimi në Shqipëri nuk është më “shqiptar”. Këta janë kthyer në eksponentë trans-nacional , këta i gjen që nga Ekuadori, veriu i Evropës , Lindja e Mesme, etj” ,tha Karamuço.
Edhe pse është rritur standardet në burgjet në vend, Karamuço u shpreh se problemi sot është për autoritetin e brendshëm në burgje.
“Burgjet tona sot kanë një sistem sigurie dhe për shkak të reformave dhe të kushteve të reja që plotësojnë gjithë standardet e sigurisë evropiane. Por problemi sot në burgjet tona kanë një problem shumë të madh në lidhje me autoritetin e brendshëm, me fuqinë dhe ndikimin që kanë këta si eksponentë, nëse vijnë në Shqipëri.”, theksoi ai.
“Pra është e vështirë dhe sot që të bësh një inventar dhe të merresh me gjitha shtetet që të shkëmbesh letër-porosi , deri në kërkesa për ekstradim. Pra është një volum shumë i madh , por mbi të gjitha kemi bashkëpunim shumë të mira me disa institucione partnere. Problemi mbetet sepse personat që duhet të ekstradohen në Shqipëri kanë kryer dhe vepra penale nga vendet që kërkojë për ti ekstraduar” , tha ndër të tjera eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




