Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e sekuestros së llogarive bankare të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e llogarive bankare të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Vendimi u mor këtë të shtunë (28 tetor) nga gjyqtari Dhimiter Lara.
Ahmetajt i janë sekuestruar 6 pasuri, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën 124 300.
Ish-zyrtari i lartë u largua nga Shqipëria pak para se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij i akuzuar për korrupsion e pastrim parash në dosjen e inceneratorëve.
Kujtojmë se më 14 korrik, Kuvendi i hapi rrugën arrestimit të Ahmetajt dhe kontrollit të banesës së tij, me kërkesë të SPAK-ut.
Ish-zv.rkyeministri akuzohet për korrupsion pasiv në 6 raste, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




