Ndihmë juridike falas/ Nga çështjet administrative te dhuna në familje dhe konfliktet civile

Aktualitet | 3 vite më parë

Janë mbi 4700 qytetarë pjesë e shtresave të margjinalizuara, apo kategori të veçanta për 8 muajt e parë të vitit 2023 që kanë përfituar nga shërbimi për ndihmë juridike falas që ofrohet në 20 zyra të ngritura në vend si dhe në 15 organizata jo fitim prurëse.

Sipas Ergys Qiricit, Drejtor i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, konfliktet civile zënë pjesë më të madhe, ndjekur nga konfiktet administrative, në fund ato penale.

“Viktimat  dhunës në familje, janë 690 qytetarë të cilët kanë marrë ndihmë juridike parësore dhe 74 vendime gjykatash përsa i përket ndihmës gjyqsore. Mbi 63 përqind përfituese janë femra dhe 37 përqind janë meshkuj. Numër të lartë ka edhe për te miturit”, deklaron Qiriçi.

Por një ndihmë juridike falas, përkthehet në kosto për buxhetin e shtetit.

”Për vitin 2020 janë paguar afërsisht 9.9 milion lekë e cila ka të bëjë me pagesat që i bëhet avokatëve, eksperteve. Në rastin e një divorci kostoja shkon deri në 1 milion lekë”, tha ai.

Me shkrirjen e gjykatave, lindi nevoja për shtimin e më shumë zyrave të ndihmës ligjore falas.

Gazetare: Hersilda Dyrmishi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme