Ministria e Punëve të Jashtme, njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Izrael

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë apo studiojnë në Izrael për shkak të luftimeve që po zhvillohen më Hamasin.
Nisur nga situata në Izrael, Ministria bëri me dije se prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:
- Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur;
- Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr. WhatsApp: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




