Kryeministri slloven: Nëse është e nevojshme të vendosen sanksione ndaj Serbisë, do të bashkohemi

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryeministri slloven, Robert Golob  u shpreh se, “Sllovenia do t’iu bashkohet sanksioneve nëse ka një qëndrim të unifikuar për këtë nga BE-ja”.

Këto komente Kryeministri slloven i bëri gjatë një prononcimi për mediat para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPS), që po zhvillohet në Granada të Spanjës.

Sipas tij, nuk është e nevojshme që ato të çojnë në zgjidhje të përhershme, por Sllovenia do t’iu bashkohet sanksioneve nëse ka një qëndrim të unifikuar për këtë në BE.

Gjithashtu, Kryeministri, bëri thirrje për të pasur kujdes në vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Serbisë pas agresionit të fundit në Banjskë të Zveçanit.

Siç tha ai, liderët e vendeve anëtare të BE-së ende nuk kanë diskutuar për vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj Serbisë.

“Por unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, konsistent dhe këmbëngulës”, theksoi ai

Sipas kryeministrit, është e nevojshme qetësimi i situatës dhe kërkimi i një zgjidhjeje të përhershme.

“Unë nuk besoj se sanksionet në vetvete mund të çojnë në një zgjidhje të përhershme. Nëse është e nevojshme dhe nëse ka një qëndrim të unifikuar, Sllovenia do të bashkohet. Por ky nuk është domosdoshmërisht hapi i parë dhe i vetëm”, tha ai.

 “Është e drejtë që komuniteti ndërkombëtar të dënojë individët që inkurajuan përshkallëzimin. Sllovenia gjithashtu dënon ashpër individët që morën pjesë në këtë ose e drejtuan këtë proces”, tha ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme