VIDEO/ Shtëpi bari në mes të Vorës, në pranga punonjësi i OSHEE-së. Shpallet në kërkim pronari

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga një punonjës të OSHEE-së, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

46-vjeçari, i shpallur në kërkim kishte përshtatur në Vorë ambientet e një magazine në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, i ndihmuar edhe nga punonjësi i OSSHE-së.

Në këtë operacion janë sekuestruar 1035 bimë narkotike “të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë”

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2“, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.  

Ndërkaq, policia ka arrestuar “në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”

Sipas policisë, bashkëshortja e 46-vjeçarit e cila ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të narkotikëve është proceduar në gjendje të lirë.

“Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.    

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike”, theksohet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme