Port Durrës/ Fshehën brenda rulotit armë dhe kanabis, arrestohen dy shtetasit francezë

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy shtetas francezë janë arrestuar në Durrës pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë brenda së cilit kishin fshehur armë sportive dhe kanabis.

Dy shtetasit francezë  Sylvain Mardon dhe Clarisse Estelle Matte, po tentonin të dilnin nga Shqipëria përmes portit të Durrësit me rulotë, ku nga kontrollet u konstatua se ata kishin përshtatur brenda automjetit kamper një hapësirë për fshehjen e armës sportive dhe një lënde kanabis.

“Nga kontrollet me përzgjedhje të kryera në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u konstatua se në automjetin kamper, me drejtues shtetasin francez S. M. dhe ku ishte pasagjere shtetasja franceze C. M., ishte përshtatur një hapësirë, për fshehjen e një arme sportive dhe të një sasie lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit nga Franca, S. M., 25 vjeç dhe C. M., 28 vjeçe, të dy banues në Francë”, njofton Policia.

Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme