Manastirliu me pedagogët në Durrës: Fokus, ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i programeve

Aktualitet | 3 vite më parë

Mimnistrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ku është takuar me pedagogët e rektoren.

Zhvillimi i kurrikulës së arsimit të lartë profesional, zgjerimi i bashkëpunimit me institucionet qendrore e lokale ka qenë temë e diskutimit mes tyre.

Po ashtu, Manastirliu u shpreh se fokusi i përbashkët do të jetë ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i programeve, me qëllim krijimin e një oferte akademike atraktive dhe konkuruese për të rinjë që zgjedhin universitetet shqiptare.

“Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, me rektoren, prof. Kseanela Sotirofski, dekanë e drejtues të departamenteve, për t’i përgëzuar për punën e bërë për programet e përbashkëta me universitete prestigjoze evropiane, në kuadër të programit të ndërkombëtarizimit dhe për t’i nxitur drejt zgjerimit të këtyre programeve dhe diplomave dyfishe.

Kërkimi shkencor në këtë universitet ka bërë hapa përpara, falë dhe laboratorëve me teknologji të lartë që janë në shërbim të përgatitjes praktike të studentëve.

Fokusi ynë i përbashkët do jetë ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i programeve, me qëllim krijimin e një oferte akademike atraktive dhe konkuruese për të rinjë që zgjedhin universitetet shqiptare”, u shpreh Manastirliu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme