Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e 2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.
Në një reagim, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari e pashoqe për Europën e 2023.
“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023! Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri të Kosovës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (24 shtator), ku për pasojë ka mbetur i vdekur një polic, ndërsa është plagosur një tjetër. Polici i vrarë mbante gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




