Moti/ Dita e sotme me reshje shiu e stuhi, temperaturat do të zbresin me 10 gradë në mesditë

Shtjella ciklonike me presion të ulët atmosferik tashmë ka përfshire Mesdheun duke ndryshuar kushtet e motit edhe në territorin e Shqipërisë.
Diel, 24 Shtator 2023
Moti do të jetë me vranësira , reshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike në zonën e SHkodrës në orët e para të mëngjesit, pasdite rreshjet do te zhvendosen ne verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim (NW) me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/26°C
- Zonat e ulëta 19/28°C
- Zonat bregdetare 20/26°C
Kosovë
Kosova për dt. 24 Shtator 2023 do të ketë mot vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C–16°C në mëngjes deri në 23°C -28°C gradë Celsius në mesditë.
Hënë, 25 Shtator 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare kthjellime të përkoshsme në jugperëndim dhe zonën qëndrore , reshje shiu me stuhi në Juglindje dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/19°C
- Zonat e ulëta 15/27°C
- Zonat bregdetare 20/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




