Transportonte emigrantë të huaj për 600 euro, arrestohet 36-vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 36-vjeçar është vendosur në pranga për veprën penale të transportit klandestin të emigrantëve të huaj, të cilëve u merrte 600 euro për të kaluar kufirin nga Shqipëria.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Autori u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës.

36-vjeçari, banues në Kukës, ishte nisur me automjet nga Saranda ku kishte marrë klandestinët, të cilët si destinacion final kishin vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa organizatori shqiptar i transportit është arrestuar, 12 emigrantët po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme