Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Nikolla: Krenarë për gruan e jashtëzakonshme të kombit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dërguar një mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Kombi shqiptar dhe mbarë bota përkujtojnë tre ngjarje të shënuara për Nënë Terezën: ditëlindjen më 26 gusht, ndarjen nga jeta më 5 shtator 1997 dhe shenjtërimin e saj, më 5 shtator 2016.
“Ne, shqiptarët, jemi krenar për këtë grua të jashtëzakonshme të kombit, që bashkon në një të vetme dhe në mënyre unikale Shenjtoren dhe Nobelisten e Paqes, hyjnoren dhe tokësoren, urtësinë dhe kontributin në zhvillimin e ideve humaniste me shërbimin e drejtpërdrejt ndaj të varfërve, të uriturve dhe të sëmurëve anembanë Planetit.
Mësimi i vyer dhe i urtë i Nënë Terezës se paqja nuk vjen me luftë, por me dashuri e dhembshuri është sot më aktual se asnjëherë,” shkroi kryetarja e Kuvendit, Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




