Skrapar/ Operacioni antikanabis zbulon mbi 2 mijë bimë narkotike

Policia e Skraparit ka prangosur dy autorë të tjerë të dyshuar për kultivimin e mijëra bimëve cannabis sativa në fshatin Novaj.
Operacioni policor “Tomorri” i nisur më parë e çon në 5 numrin e të arrestuarve për këtë vepër, ndërsa një person është shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit u informuan për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Novaj dhe në terren asgjësuan 980 bimë narkotike.
Bimët e përhapura në zonën e pyllëzuar mirërriteshin nga dy banorët e fshatit, 43 dhe 33 vjeç, tashmë të arrestuar.
Inspektori i shërbimit pyjor të zonës po ashtu po procedohet penalisht për shpërdorim detyre.
Gjatë aksionit u sekuestruan dy radio marrëse-dhënëse, që u gjetën në banesat e të arrestuarve.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




