Fundjavë me diell, ditë të nxehta nëse keni plane për plazh

Aktualitet | 3 vite më parë

Shqipëria do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme këtë fundjavë.

Në pjesën më të madhe të territorit parashikohet një mot i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Teksa po afron fundi i sezonit veror, temperaturat në zonat bregdetare ditën e shtunë do të variojnë nga 17 gradë Celsius në 33 gradë Celsius në Durrës, dhe 32 gradë në Vlorë e Lezhë.

Të dielën në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të arrijë 19 gradë Celsius.

Zonat e Elbasanit dhe Beratit do të regjistrojnë vlerat më të lartë në termometër, deri 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme