Intensifikimi i luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Balla takon drejtorin e ri të ICITAP

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar të enjten një takim me Drejtorin e ri të ICITAP, njëkohësisht edhe drejtues i Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë, Riçard Dizi (Richard Deasy).

Në qendër të këtij takimi ka qenë tema e intensifikimit të bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku veçoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP).

“Me Drejtorin e ri diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku,” informoi Balla nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale pas këtij takimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme