Mbërrin në Durrës veliera superluksoze / Durrësi po kthehet në një ndalesë të preferuar për turistët

Një tjetër velierë luksoze ka mbërritur në portin e Durrësit. Mëngjesin e së enjtes u ankorua në kalatën nr.5 të portit veliera “Sea Cloud”.
Kjo është vizita e saj e tretë brenda këtij sezoni turistik.
Autoriteti Portual Durres ka marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve normale për qëndrimin 1-ditor të velierës në port.
Kjo anije ka nisur lundrimet turistike në vitin 2012.
Me këtë velierë kanë mbërritur 55 turistë amerikanë, por ka edhe turistë nga Ekuadori, Gjermania e Kroacia. Veliera luksoze ka një personel prej 58 vetësh.
Nga të dhënat e agjencisë pritëse, veliera vjen në Durrës nga Kotorri i Malit te Zi dhe do të vazhdojë drejt Porto Palermos.
Porti i Durrësit është kthyer në një destinacion të preferuar për jahtet dhe velierat luksoze, ku gjatë kësaj vere janë ankoruar një numer i konsiderueshme jahtesh me pronarë nga Lindja e Mesme dhe Britania e Madhe.
( Gazetar Omer Saraçi )
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




