Problematikat e qarkullimit rrugor/ Policia: Dhjetëra drejtues të arrestuar, mijëra masa administrative në Tiranë

Policia Rrugore ka bërë bilancin e punës për javën që u mbyll në Tiranë, ku njofton se dhjetëra drejtues automjetesh janë arrestuar, ndërsa qindra të tjerë janë ndëshkuar me masa administrative.
Konkretisht 28 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 648 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
Po ashtu 432 drejtues janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha ndërsa 557 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 660 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë vendosur 78 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.
Janë vendosur 138 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia njofton se po gjatë javës që lamë pas janë bllokuar 15 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




