Shkodër/ Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 34-vjeçari me precedentë të mëparshëm

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga blutë e Shkodrës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Në momentin që ka konstatuar efektivët e Policisë, 34-vjeçari ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet me vrap.

34-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penale, ndërsa akuzohet për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”

“Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës””, thuhet në njoftim.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme