Zgjedhjet në Kukës: Fleta e votimit ngjyrë gri

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator miratoi të martën karakteristikat e fletës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Bashkisë Kukës, që pritet të mbahen më datë 24 shtator.
Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm i KQZ sqaroi se fleta do të jetë ngjyrë gri, teksa saktësoi dhe karakteristikat fizike dhe teknike të saj.
Komisioni Rregullator vendosi me 5 vota pro dhe asnjë kundër, që po ashtu të lë hapur çështjen e gjatësisë së fletës në varësi të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.
Komisioni Rregullator po ashtu vendosi që qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukësit, të jenë të hapura nga ora 07:00′ deri në ora 19:00′.
( Sipas ATSH )
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




