Vranësira dhe reshje shiu, moti për ditën e martë

Dita e sotme do të ketë mot të vranët deri në orët e para të mëngjesit dhe më pas alternime kthjellimesh. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veri-perëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit e më pas reshjet do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe në momentin e formimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




