I shpallur në kërkim për plagosje, vihet në pranga 25-vjeçari nga Delvina

Një 25-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Sarandës pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje.
“Policia e Sarandës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Jani Rraku, 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
I riu kishte plagosur me thikë 40-vjeçarin, Erion Xhuvani banues në Sarandë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti të çastit, “në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin Erion Xhuvani, 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën”
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




