Video virale në Ksamil, vajzat në TikTok tregojnë pushimet e tyre me 9 paund

Një video e ndarë në TikTok nga një grup vajzash e përshkruan Shqipërinë si një vend ku mund të bësh pushimet më të lira.
Vajzat flasin për një vendpushim të pazakontë plazhi në Evropë, i cili ka verë të lirë dhe madje edhe shezllone falas.
Ksamili në Shqipëri tashmë është quajtur “Maldivet e Europës” nga pushuesit e huaj.
Video shumë shpejt është bërë virale, dhe madje është marrë edhe nga mediat e ndryshme.
“The US Sun” shkruan se disa miq kohët e fundit kanë pushuar në qytetin “të nënvlerësuar” bregdetar evropian ku vera kushton vetëm 9 paund.
Sipas tyre edhe pse Shqipëria nuk është një destinacion shumë i popullarizuar për pushime në mesin e britanikëve, Riviera Shqiptare u ka bërë përshtypje udhëtarëve falë plazheve të bukura dhe çmimeve të lira.
Ndërsa dy vajzat video e të cilave u bë virale shpjegonin se shpenzuan vetëm 9 paund për një gotë të madhe vere vendase të cilën po e pinim ndërsa nxiheshim dhe notonim në ujërat më të kthjellta të detit.
“Ne po pushojmë këtu falas dhe pasi të perëndojë dielli do të shkojmë në një drekë autentike mesdhetare, për 10 dollarë (7,90 paund).
“Ne ecim kudo dhe të gjithë janë kaq miqësorë, udhëtimi nuk është i shtrenjtë.”
Në video, grupi i miqve ishte ulur në disa shezllone me pamje nga ujërat e kristalta.
Videoja arriti 600,000 shikime në rrjete sociale.
Një person shkroi: “Kjo ishte përvoja ime shqiptare! Është absolutisht e nënvlerësuar, por shpresoj të mbetet kështu.”
Një tjetër shtoi: “Sapo e shtova këtë vend në listën time të pushimeve”.
Një i tretë u shpreh: “Jam shumë i interesuar të vizitoj Shqipërinë”.
Në një video të veçantë, miqtë kanë ndarë edhe lokalet e tyre të preferuara të plazhit në Ksamil.
Gazetare Megi Mehilli
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




