32-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës, Tirana vishet me flamurin dyngjyrësh

Aktualitet | 3 vite më parë

Më 24 gusht Ukraina festoi 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. 

Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, kryeqyteti shqiptar Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ka postuar foto nga kryeqyteti shqiptar solidarizohet  me Kievin.

“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme