Zjarri në Laç, Ministria e Mbrojtjes: Në vendngjarje 50 efektivë të FA, një helikopter dhe 6 zjarrfikëse

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes njofton se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter, 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe 4 mjete zjarrfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë, janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në qyetin e Laçit në bashkinë e Kurbinit.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur me shpejtësi.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout.

“Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!” shkruan me këtë rast ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme