VIDEO/ Dy piromanë në Berat i venë flakën pyllit me pisha në malin Partizan

Aktualitet | 3 vite më parë

Një zjarrvënie e qëllimshme është regjistruar të dielën në pyllin me pisha në malin Partizan në Berat. Autorë të kësaj ngjarje të rëndë, siç shihet edhe nga pamjet e regjistruara nga kamerat, janë 2 të rinj, të cilët lëviznin me motor.

Ata, qetësisht, kanë ndezur zjarrin pranë pishave dhe janë larguar me mjetin me të cilin po udhëtonin. Nga pamjet shihet qartë se 2 të rinjtë e kanë vënë zjarrin qëllimisht.

Është dashur alarmi i dhënë nga një biznes aty pranë që në vendngjarje të mbërrijë zjarrfiksja, e cila edhe me ndihmën e banorëve të zonës, ka arritur ta verë zjarrin nën kontroll dhe më pas ta fikë.  Paraprakisht mësohet se janë djegur 50 m2 me shkurre e ferra, si dhe janë përzhitur 20 rrënjë pisha.

Policia informon se po punon për identifikimin e 2 të rinjëve që për pak do të shkaktonin një zjarr masiv me pasoja të rënda për të gjithë zonën.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme