Largimi i pushuesve nga plazhet, rradhë kilometrike në aksin rrugor, Balldre- Milot, Elbasan- Pogradec

Fluksi i madh i pushuesve në Shëngjin, Vainë e zonat përgjatë vijës bregdetare të qarkut të Lezhës, ka krijuar një rradhë shumë të gjatë me makina në aksin rrugor Balldre- Milot, teksa ata po kthehen në shtëpitë e tyre.
Burime policore bëjnë të ditur se për shkak të largimit të pushuesve nga plazhet e Lezhës, në mesditën e së dielës është krijuar një trafik i renduar, në segmentin Balldre- Milot, si dhe në rrugën e Shëngjinit.
Numri i madh i automjeteve që po lëvizin në këtë aks rrugor ka krijuar një situatë kaosi në lëvizje, duke sjellë për pasjë rradhë kilometrike.
I gjithë segmenti po monitorohet nga Policia Rrugore, e cila është zhvendosur në të gjithë kryqëzimet dhe degëzimet problematike për të parandaluar bllokimin e trafikut, si dhe për të siguruar lëvizshmërinë e mjeteve dhe parandalimin e ecjes së makinave në shkelje të Kodit Rrugor.
Rradhë të gjata makinash janë vënë re edhe në disa akse të tjera rrugore si në rrethrotullimin e Brandasheshit, atë të Pogradecit në drejtim të Elbasanit, por dhe Peqin- Elbasan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




