Të droguar në timon/ Në 8 muaj, tridhjetë drejtues automjetesh në pranga vetëm në Tiranë

Tridhjetë drejtues automjetesh janë prangosur vetëm në Tiranë, nga janari deri në mes të muajit gusht, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në rrugët e kryeqytetit nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore, duke u bazuar në këto rezultate, vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet në terren bëhen nga Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme Shqiponja.
Aparati AquilaScan, iu dha efektivëve rrugor në të gjithë vendi në prillin e vitit të shkuar, me qëllim identifikimin e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit nën efektin e lëndëve psikotrope.
Të rinjtë rezultojnë si përdoruesit më të shpeshtë të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjeteve, duke u bërë shkak për aksidente fatale në rrugët e vendit.
Pajisja aquilascan është një pajisje e thjeshtë që funksionon përmes mostrave të pështymës, pas analizimeve të të cilave, efektivi dokumenton nëse drejtuesi i mjetit ka konsumuar apo jo lëndë narkotike gjatë drejtimit të mjetit.
Pajisja drogë-testuese në më pak se 3 minuta është në gjendje të identifikojë dhe llojin e lëndës narkotike që mund të ketë konsumuar drejtuesi automjetit.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




