Vizita e Melonit/ Rama për Rai Uno: Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë, ka shumë për të bërë mes dy vendeve

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për “Rai Uno”  ka sjellë në vëmendje sërish vizitën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në vendin tonë, por jo vetëm pasi në bisedë është komentuar edhe rasti i turistëve italianë që ikën pa paguar nga një restorant në Berat.

Rama ka publikuar në rrjetin e tij Facebook, intervistën ku zbulon se gjatë takimit me Melonit kanë shkëmbyer disa ide pasi sipas tij ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Intervista e kryeministrit Edi Rama u dha në rezidencën qeveritare në Dhërmi.

Intervista e plotë

Kryeministri Rama: Meloni është mikeshë, Ajo mbështet hyrjen tonë në Europë. Ajo kërkoi që të shlyhej llogaria e turistëve që ja mbathën pa paguar.

Spikerja: Giorgia mbeti shumë e kënaqur. Ajo është një mikeshë. Ishte ajo që i kërkoi ambasadës që të shlyente llogarinë e turistëve që ja mbathën nga një restorant pa paguar.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tregon për TG1 për pushimet e Kryeministres Meloni në vendin e tij.

Intervistoi i dërguari ynë Matteo Alviti

Kryeministri Edi Rama: Shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gazetari: Giorgia Meloni ka vetëm pak orë që është larguar me një traget drejt Puljas, ndërkohë që Edi Rama na pret në rezidencën kryeministrore në Dhërmi, në jug të Shqipërisë.
Kostum tutash dhe bluzë, për të vënë menjëherë në pah natyrën informale të vizitës së Kryeministres.

– Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?

Kryeministri Edi Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë, përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjeshte pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Kryeministri Edi Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

Kryeministri Edi Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Kryeministri Edi Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori: “Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj” i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.

Spikerja: Pikërisht për këtë çështje që tregon Kryeministri Rama, mbi llogarinë e papaguar nga disa turistë italianë, ambasada jonë në Tiranë ka shpjeguar se ka shlyer shumën në fjalë, duke përdorur fonde personale të Kryeministres Meloni.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme