Moti/ Fundjavë e nxehtë, por me vranësira dhe reshje pasditeve

E shtuna dhe e diela pritet të shoqërohen me mot të paqëndrueshëm, duke kaluar nga nxehtësia e paradites në freskinë e shirave të pasditeve.
Të dyja ditët do të kenë hapësira të kthjellëta atmosferike në pjesën e parë, por sinoptikanët parashikojnë që vranësirat të jenë prezente më pas.
Reshje shiu pritet të ketë edhe në kryeqytet, përveçse në zonat malore dhe në juglindje.
Kushtet e motit do të përmirësohen me më shumë kthjellime gjatë ditës së diel, me shira të izoluar vetëm në zonat malore.
Temperaturat në fundjavë pritet të arrijnë 36 deri 38 gradë Celsius në Shqipërinë Perëndimore.
Në zona të caktuara veriore dhe lindore termometri mund t’i afrohet vlerës 40 gradë Celsius.
Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare 1–8m/s, ndërsa në bregdet edhe deri 13m/s.
Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




