Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjatë ditës së sotme (17 gusht), vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në veri të vendit.

Megjithatë, orët e mesditës do të largojnë vranësirat, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 16 gradë deri në 37 gradë.

Era do të fry e lehtë dhe  mesatare me shpejtësi 30 km për orë duke krijuar në brigjet detare një dallgëzim 1 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme